Ndikimi itelevizionittefëmijët
Dr. Halit Mehmeti , Pediatër ( 044308026 )
Në dekadat e fundit, roli i televizionit dhe pajisjeve me ekran ka ndryshuar thelbësisht jetën e fëmijëve. Ato nuk janë më thjesht burime argëtimi, por janë bërë bashkudhëtarë të përditshmërisë, shpesh herë të pakontrolluar. Por çfarë ndikimi kanë realisht në shëndetin fizik, mendor dhe emocional të fëmijëve tanë?
Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) është shumë e qartë në këtë pikë: “Fëmijët më të vegjël se 18–24 muaj nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve digjitale, përveç video-bisedave.” cituar nga /AAP Media Use Guidelines for Young Children, 2016 Efektet Negative të Ekraneve :
1. Zhvillimi gjuhësor dhe kognitiv vonohet
Një studim i publikuar në JAMA Pediatrics (Christakis et al., 2004) tregoi se për çdo orë televizion në ditë në moshën 1–3 vjeç, rritej rreziku për probleme me vëmendjen në moshën 7 vjeç me 10%.Fëmijët mësojnë gjuhën përmes bisedës së drejtpërdrejtë, kontaktit sy më sy, mimikës dhe tonit të zërit. Televizioni është një mjet njëdrejtimësh – nuk i përgjigjet fëmijës, nuk ndërton dialog. Përmbajtja vizuale e televizorit është e shpejtë dhe shumë stimuluese, duke i bërë fëmijët më pas te jenë më pak të duruar dhe më të shpërqendruar në biseda reale dhe të ngadalta që janë të nevojshme për mësimin e gjuhës. Truri i një fëmije të vogël mëson më mirë përmes ndërveprimit të drejtpërdrejtë dhe lojës. Ekranet nuk e zëvendësojnë këtë formë mësimi.
2. Çrregullime të gjumit
Një meta-analizë e vitit 2019 mbi 67 studime (Carter et al.) gjeti lidhje të forta mes ekspozimit ndaj ekraneve dhe kohës më të shkurtër të gjumit, cilësisë së dobët dhe vështirësive për të fjetur. Ekranet ndikojnë në prodhimin e melatoninës dhe mbingarkojnë sistemin nervor, duke e bërë më të vështirë gjumin cilësor.
3. Rritje e rrezikut për obezitet
Një studim i CDC (2021) mbi mbi 13,000 fëmijë tregoi se ata që shihnin televizor mbi 2 orë në ditë kishin BMI më të lartë dhe nivele aktiviteti më të ulët fizik. Televizori vonon orarin e gjumit, duke ndikuar në çrregullimin e metabolizmit.
Sipas Dr. Sandra G. Hassink nga American Academy of Pediatrics - Televizioni ndikon në obezitet jo vetëm duke zëvendësuar lëvizjen, por edhe duke stimuluar konsum të tepruar ushqimesh përmes reklamave.
Shikimi i televizionit nuk është domosdoshmërisht i dëmshëm në vetvete, por ekspozimi i tepruar dhe pa kontroll i fëmijëve para ekranit krijon një mjedis që favorizon sjellje sedentare, ushqim jo të shëndetshëm dhe zakone afatgjata që çojnë në obezitet.
4. Sjellje agresive dhe desensibilizim emocional
Studimet e bërë nga National Institutes of Health tregojnë se ekspozimi i hershëm ndaj përmbajtjes së dhunshme në televizion rrit ndjeshmërinë ndaj dhunës dhe sjelljet agresive në fëmijëri dhe adoleshencë. Kjo perforcohët nga shkencari i madh Dr. L. Rowell Huesmann nga Universiteti i Michiganit ku thotë se : “Fëmijët nuk dinë ta ndajnë dhunën fiktive nga realiteti. Nëse ajo serviret si argëtim, e pranojnë si normë.”
Prandaj është e këshillueshme qe të këtë kujdes ne këtë pjesë sepse shumë raste te tragjedive në shkolla ku femijët shkaktojnë dhunë ose vrasje janë të motivuara nga aktet e dhunshme në televizion ose rrejte sociale.
5. Performanca më e ulët akademike
Një analizë e The Lancet Child & Adolescent Health (2018) mbi 4,500 fëmijë zbuloi se ata që kalonin më shumë se 2 orë para ekranit në ditë kishin rezultate më të dobëta në testet e kujtesës, gjuhës dhe zgjidhjes së problemeve.
Sipas _Dr. Jeremy Walsh nga CHEO Research Institute në Kanada thotë se :_ Shumë orë para ekranit zëvendësojnë aktivitetet që stimulojnë zhvillimin, si leximi apo loja. Ky citat nënvizon një të vërtetë themelore: Ekranet nuk janë vetëm çfarë ofrojnë, por edhe çfarë zëvendësojnë. Çdo orë që një fëmijë kalon para televizorit apo tabletit, është një orë që nuk luan, nuk lexon, nuk ndërton fjalor, nuk mëson të bashkëveprojë, dhe nuk zhvillon imagjinatën.
Për fëmijën, zhvillimi ndodh në marrëdhënie, jo në pasivitet.
Rekomandime Praktike për Prindërit:
Mosha e fëmijës Koha e lejuar me ekran Rekomandimi
0–2 vjeç 0 minuta (vetëm video-call) Fokus në ndërveprim dhe lojë 2–5 vjeç Deri në 1 orë në ditë Përmbajtje edukative, nën mbikëqyrje 6+ vjeç Maksimum 2 orë Rregulla të qarta, pa ekran para gjumit
Mjeku i mirënjohur amerikan Dr. Michael Rich nga Harvard Medical School thotë që : “Prindërit nuk duhet të kenë frikë nga teknologjia, por duhet ta përdorin me mençuri – duke u bërë vetë shembull.” Në këtë rast është e rendesishme qe të inkurajoni femijët në aktivitete fizike, lojëra sociale, lexim dhe ndërveprim prind-fëmijë. Po ashtu perpilimin apo krijimin e një “plani familjar të përdorimit të mediave”, që përfshin rregulla për ekranin në shtëpi.


.webp)

