Lodhja emocionale është gjendje e konsumimit të brendshëm që shfaqet kur njeriu përballon për një kohë të gjatë stres, presion, përgjegjësi dhe probleme të pandërprera. Ajo nuk ndikon vetëm në humor, por edhe në trup, duke sjellë mungesë energjie, nervozizëm, vështirësi në përqendrim dhe ndjesi boshllëku.

Kjo gjendje shfaqe te personat që punojnë nën ngarkesë të madhe, kujdesen vazhdimisht për të tjerët ose përballen me tensione familjare dhe profesionale. Nëse injorohet, lodhja emocionale mund të çojë në ankth, depresion dhe ulje të ndjeshme të cilësisë së jetës.

Për t’u mbrojtur prej saj, mjekët dhe psikologët këshillojnë pushim të mjaftueshëm, gjumë të rregullt, aktivitet fizik, ushqim të shëndetshëm dhe, mbi të gjitha, vendosjen e kufijve të qartë mes punës dhe jetës personale. Po ashtu, biseda me një person të besuar ose me profesionistë të shëndetit mendor mund të jetë shumë ndihmuese.

Në një kohë kur stresi po bëhet pjesë e përditshmërisë, njohja e hershme e lodhjes emocionale është hapi i parë për ta parandaluar atë. Kujdesi për shëndetin mendor është po aq i rëndësishëm sa kujdesi për shëndetin fizik.