Nëse disa politikanë thonë se progresi i vendit bazohet te të huajt, pra te studiot arkitekturore të huaja, të investitorët e huaj, të puntorët mëditës të huaj, te remitencat që vinë nga jashtë, te makineritë dhe produktet e huaja, te turistët e huaj, te filmat e huaj, te koncertet e të huajve, te tekstet e huaja shkollore, të vlerësimi i kërkimit shkencor nga mashtrues të huaj që marketojnë gjoja revista shkencore, por mashtrime në thelb, te raportet e të huajve, te këshilltarët e huaj, të mbahesh me lojtarë të lindur e rritur në vende të huaja, të stërvitur nga skuadra të huaja, sepse shqiptarët nuk bëjnë,
atëhere ky patjetër quhet progres!
Por, progres i kujt gjëje?
I Shqipërisë jo, sepse Shqipëria nëse përjashton shqiptarët nuk është Shqipëri!
Por, çfarë është?
Vend pa identitet, copë toke dhe deti që rrotullohet dhe i vjen rrotull Diellit, gurë, barishte, ujë, thjesht qënie materiale pa kuptim, pluhur, baltë, llucë pa identitet, tokë pa Zot, asgjë, diçka pa emër.
Prandaj progresi që përjashton shqiptarët, edhe ata më pashkollë, më në periferi të shoqërisë, më të përvuajturit, nuk është aspak progres i Shqipërisë.
Prandaj politikanët, ekonomistët, analistët që nuk dinë këtë këtë të vërtetë të madhe, në dukje tautologji, pra, se Shqipëria është Shqipëria vetëm se mbi të jetojnë shqiptarët, jo vetëm janë teveqela, psikopatë, por patjetër edhe antishqiptarë!
Me ta nuk meriton të bësh asnjë debat, në rrjetet sociale duhen bërë ban, duhen lyer me omëletë, duhen përbuzur!
Janë idiotë!




