Këshilla rreth ajrit të kondicionuar tek fëmijët.

Nëse përdoret në mënyrë korrekte, kondicioneri nuk i bën keq as të porsalindurve dhe as fëmijëve më të rritur.

I ndihmon të rregullojnë temperaturën e trupit duke evituar ftohjen ose mbinxehjen. Kështu temperatura e ambientit ku ata qendrojnë duhet të jetë rreth 24-27 °C.

Përdorni pajisje për rregullimin e lagështisë së ajrit e cila duhet të jetë në parametrat rreth 50-55% .

Kjo gjë ndihmon në komfortin e rrugëve të frymëmarrjes.

Këshilla

Nje fëmijë nuk duhet të ekspozohet në ajrin e drejtpërdrejtë të kondicionerit!

Ajroseni dhomën për pak minuta në intervale çdo 2-3 orë!

Shmangni ndryshimet e mëdha dhe të  menjehershme të temperaturave!

Nese jeni duke udhëtuar me makinë, fikni ajrin e kondicionuar  pak para se të zbrisni !

Mos harroni edhe mirëmbajtjen e filtrave të ajrit.

Ato mund të bëhen burim infeksionesh nëse nuk pastrohen.

Persa i përket  gjatë natës, kondicioneri fiket.