Flitet se lidhjet familjare kanë pasur rol të madh në formësimin e stafit akademik dhe në vazhdimësinë qe nga koha e ish-Jugosllavisë (duke u favorizuar kuadrot pro sistem ) pastaj ka vazhduar po e njejta politikë zhvillimore, por tash nga vetë shqiptarët .

Sipas këtyre thashethemeve, një pjesë e stafit të instaluar në periudhat e hershme të funksionimit të fakultetit ka ndjekur të njëjtin model edhe më vonë, duke futur në institucion fëmijë dhe familjarë të vet. Kjo, nëse është e vërtetë, ka krijuar një sistem të mbyllur ku hyrja e kuadrove të reja jashtë këtyre rrjeteve ka qenë shumë e vështirë.

Edhe pse këto mbeten pretendime që qarkullojnë nëpër korridore dhe kërkojnë verifikim serioz, ato kanë ndezur debat për mungesën e meritokracisë dhe për ndikimin e klaneve familjare në jetën akademike. Nëse një institucion i dijes mbështetet mbi lidhje farefisnore më shumë se mbi cilësi profesionale, atëherë dëmtohet jo vetëm konkurrenca, por edhe besimi i publikut në të.

Por është shumë e vërtetë qe nuk ka raste te dashurisë brenda kuadrove akademike , ndoshta lidhja e gjakut është faktori që e pengon këtë.