Trajtimi në pjesën më të madhe të rasteve është jo kirurgjikal (fizioterapeutik dhe medikamentoz), por në raste të rënda mund të jetë nevoja për kirurgji. Në trajtimin jo kirurgjikal duhet pasur parasysh zbatimi e parimit RICE:

R (rest) pushim, ndalim i aktiviteteve që stresojnë tendinin e Akilit. I (ice) akull në zonën e tendinit rreth 20 minuta. Mos harro, jo akull direkt mbi lëkurë sepse mund të shkaktojë djegie. C (compression) kompresion, shtypje në tendin. E (elevation) (ngritje) shtrihu dhe vendose këmbën mbi një jastëk për të reduktuar enjtjen. Gjithashtu, programi ushtrimor është thelbësor dhe caktohet nga fizioterapisti. Disa ushtrime që shpesh referohen në raste të tilla janë si më poshtë: