Sipas të dhënave shkencore, puna me orar të natës rrit lodhjen kronike, ul përqendrimin dhe shton rrezikun për gabime në vendimmarrje, gjë që në profesionin mjekësor mund të ketë pasoja serioze. Në të njëjtën kohë, mungesa e gjumit dhe çrregullimi i ritmit biologjik lidhen edhe me rrezik më të lartë për probleme kardiovaskulare, depresion dhe dobësim të imunitetit.
Mjekët që punojnë në kujdestari nate përballen shpesh me një cikël të pandërprerë stresi: punë intensive, pushim i pamjaftueshëm dhe rikthim i shpejtë në detyrë. Kjo e bën turnin e natës jo vetëm rraskapitës, por edhe potencialisht të rrezikshëm për shëndetin afatgjatë.
Në një sistem shëndetësor që kërkon efikasitet dhe siguri, mbrojtja e mjekëve nga lodhja ekstreme duhet të shihet si prioritet. Sepse kur dëmtohet shëndeti i mjekut, rrezikohet edhe shëndeti i pacientit




