Kur gjumi mungon, trupi dhe truri nuk arrijnë të rigjenerohen siç duhet. Si pasojë shfaqen lodhja, nervozizmi, përqendrimi i dobët, rënia e imunitetit dhe rreziku më i lartë për probleme serioze shëndetësore si tensioni i lartë, diabeti dhe depresioni. Tek të rinjtë, përdorimi i ekraneve deri vonë në natë po e përkeqëson edhe më shumë situatën.
Ekspertët theksojnë se gjumi nuk është luks, por nevojë themelore e trupit. Nëse mungesa e tij vazhdon të injorohet, ajo mund të bëhet një epidemi e heshtur që dëmton shëndetin fizik, mendor dhe cilësinë e jetës së shoqërisë.




