Në Fakultetin e mjekësisë, po vërehet një fenomen i përsëritur: pas fitimit të titujve akademikë, një pjesë e profesorëve hyjnë në një lloj “gjumi dimëror” profesional. Energjia dhe ambicia që i ka çuar deri te titulli duket se zbehen, duke u zëvendësuar nga një komoditet i pashpjegueshëm institucional.

Aktiviteti shkencor mbetet formal ose minimal. Publikimet ndërkombëtare janë të rralla, projektet kërkimore mungojnë, ndërsa angazhimi për të promovuar fakultetin dhe shkencën shqiptare në arenën globale është pothuajse i padukshëm. Në një kohë kur mjekësia zhvillohet me ritme të shpejta, kjo stagnim përbën një pengesë serioze për avancimin akademik dhe profesional.

Edhe në konferenca ndërkombëtare, ku pritet prezencë aktive dhe përfaqësim dinjitoz, nga ta vërehet një rol pasiv. Mungesa e diskutimeve, prezantimeve dhe debatit shkencor krijon përshtypjen e një pranie formale, jo substanciale. Kjo jo vetëm që dëmton imazhin e individit, por reflekton drejtpërdrejt edhe mbi institucionin që përfaqësohet.

Ky realitet ngre pyetje të forta mbi mënyrën e përzgjedhjes dhe vlerësimit të titujve akademikë. Fatkeqsisht shumica e zhgjedhjeve të pozitave akademike janë POLITIKO/FAMILJARE .

A po shpërblehet vërtet merita, apo sistemi toleron mediokritetin sapo arrihet një pozitë e caktuar? Një universitet serioz nuk mund të mbështetet në tituj statikë, por në performancë të vazhdueshme, kërkim cilësor dhe përfaqësim aktiv ndërkombëtar.

Nëse ky “gjumë” vazhdon, rreziku nuk është vetëm individual, por sistemik: gjeneratat e reja të mjekëve do të rriten pa modele të forta akademike, ndërsa fakulteteti ynë do të mbeten në periferi të zhvillimeve shkencore globale. Zgjimi nuk është më çështje zgjedhjeje, por domosdoshmëri.