Emigrimi i mjekëve shqiptarë drejt Gjermanisë dhe Zvicrës nuk është rastësi — është pasojë matematike. Kur krahasoni pagën dhe kushtet e punës midis Prishtinës apo Tiranës dhe Mynihut apo Cyrihut, pyetja nuk është pse ikin — por pse mbetet ndonjë.

GJERMANIA — Paga sipas Hierarkisë Klinike

Sistemi gjerman është i rregulluar ngushtë nga kontratat kolektive (Tarifvertrag), kryesisht TV-Ärzte dhe TV-Ärzte TdL për spitalet universitare.

Paga mediane e mjekut në Gjermani për vitin 2024 është €7.621 bruto në muaj. Mjeku specialist (Facharzt) fiton mesatarisht rreth €97.000 bruto në vit, Oberarzt (Kryemjkeu) rreth €112.000, ndërsa Chefarzt (Shefi i mjkeve) arrin mesatarisht €25.000 bruto në muaj.

Mjeku Assistenzarzt — hapi i parë pas diplomës — fillon me rreth €50.000–65.000 bruto në vit. Oberarzt pret €7.500 deri €11.600 bruto në muaj, ndërsa Chefarzt mund të arrijë €12.500 deri €25.000 bruto në muaj, varësisht nga madhësia e klinikës dhe specialiteti.

Mjekët me praktikë private janë kategori më vete: mjeku i pavarur (niedergelassener Arzt) arrin mesatarisht një fitim neto të praktikës prej €336.000 bruto në vit — me radiologjinë në krye me €1.103.000 bruto, dhe neurologjia/psikiatria në fund me €232.000.

###

Gjermania: Sa mbetet pas Taksave ( Steuerit)?

Ky është momenti i zhgënjimit. Gjermania ka një nga sistemet më të rënda tatimore në Europë për të ardhurat e larta.

Pas zbritjes së taksave dhe kontributeve sociale, shifrat reale neto janë: Facharzt me bruto €7.500/muaj — neto €4.300–4.600; Oberarzt me bruto €10.000 — neto €5.500–6.000; Chefarzt me bruto €15.000 — neto €8.000–9.500.

Si rregull e përgjithshme, mjeku mund të llogarisë që i mbeten 48 deri 65 përqind të pagës bruto, varësisht nga klasa tatimore, fëmijët dhe bashkëshortësia.

Faktori kryesor lehtësues: mjekët e martuar përfitojnë nga klasa tatimore III kur janë fitues kryesorë të familjes, dhe çdo fëmijë sjell zbritje tatimore shtesë — duke rritur ndjeshëm pagën neto.

ZVICRA — Paga e lartë, zaksa të buta

Zvicra paraqet një tablo krejtësisht tjetër — si në pagë ashtu edhe në barrën tatimore.

Paga mesatare vjetore e mjekut në Zvicër është 126.961 CHF. Assistenzarzt fiton rreth 110.000 CHF në vit, mjekët specialistë të punësuar marrin mesatarisht 200.000 CHF, me topverdienerë që arrijnë 500.000 CHF.

Sipas Lohnbuch 2025 për Kantonin Zürich: Assistenzarzt 8.665 CHF/muaj, Oberarzt 9.271 CHF, Leitender Arzt 12.155 CHF, dhe Chefarzt 13.977 CHF bruto në muaj. Direktori i një spitali universitar arrin mesatarisht 16.057 CHF bruto në muaj.

Mjekët e pavarur me praktikë private fitojnë mesatarisht 320.000 CHF, ndërkohë që 50% e topverdienerëve arrijnë deri 640.000 CHF në vit.

Zvicra: Taksat — Avantazhi Real

Këtu Zvicra ndryshon rrënjësisht nga Gjermania.

Në Zvicër, nga paga bruto zbriten vetëm rreth 30–35% taksa dhe kontribute — duke lënë neto shumë më të lartë se sa në Gjermani.

Normat tatimore variojnë shumë sipas kantonit: shkalla maksimale në Kantonin Gjeneva arrin 46% — më shumë se Gjermania — ndërsa në Kantone si Zug dhe Schwyz ajo bie në vetëm 22%. Zgjedhja e vendbanimit në Zvicër është pra vendim financiar i rëndësishëm.

Rezultati praktik është befasues: një Oberarzt me pagë bruto 12.000 CHF në muaj mban neto mbi 10.700 CHF — pothuajse e gjitha paga mbetet në xhep.

##

Gjermania kundrejt Zvicrës — Krahasimi i Shpejtë

| Pozita | Gjermania (bruto/muaj) | Gjermania (neto/muaj) | Zvicra (bruto/muaj) | Zvicra (neto/muaj) | | --- | --- | --- | --- | --- | | Specializant | \~€4.500 | \~€2.800 | \~CHF 8.000 | \~CHF 6.500 | | Kryemjek | \~€10.000 | \~€5.700 | \~CHF 9.270 | \~CHF 7.800 | | Shefi i mjekeve | \~€18.000 | \~€9.500 | \~CHF 13.980 | \~CHF 11.500+ |

***

Çfarë Thotë Kjo për Mjekun Shqiptar?

Shifrat flasin vetë. Një Assistenzarzt në Gjermani fiton neto rreth €2.800–3.000 në muaj — i ri, me detyrime intensive. Në Zvicër, i njëjti nivel pozite sjell neto mbi CHF 6.500.

***