Fotografitë që vijnë nga reparti i Pediatrisë nuk janë thjesht pamje e dhomave të dëmtuara – ato janë pasqyra e vërtetë e një shteti që ka dështuar t’i mbrojë edhe më të pafajshmit. Në ato dhoma ku fëmijët tanë duhet të gjejnë shërim, ata gjejnë vetëm degradim dhe papastërti.
Pse ndodh kjo? Sepse për dekada me radhë, të gjitha partitë politike pa përjashtim, shëndetësinë e kanë trajtuar si një "plaçkë" për rahatimin e familjarëve, militantëve dhe kushërinjve të tyre. Kur menaxhimi i një institucioni jetik bëhet mbi baza nepotizmi dhe kur tenderët për pastrim e mirëmbajtje ndahen vetëm me lidhje korruptive, rezultati është ky që shohim sot: një katastrofë infrastrukturore.
Drejtorët, të emëruar nga partitë, nuk mbajnë përgjegjësi për pacientët, por për "shefat" që i kanë vendosur aty. Dhe derisa ata shijojnë privilegjet e posteve të tyre, fëmijët tanë trajtohen në kushte që nuk i plotësojnë as standardet bazike të higjienës.
Pyetja që duhet t’ia bëjmë vetes çdo ditë është: Çfarë bëri ky popull i vuajtur që të ketë si udhëheqëse një elitë kaq të paaftë dhe dekadente?
Kjo nuk është më çështje politike, është çështje e mbijetesës sonë dhe dinjitetit njerëzor. Nuk mund të vazhdojmë të heshtim përballë shkatërrimit të institucioneve tona shëndetësore.
Kush mban përgjegjësi për këtë degradim? A do të ketë ndonjëherë llogaridhënie, apo do të vazhdojmë t'i shohim fëmijët tanë në këto kushte? TURP!

.jpg)


