“Gruaja ime zgjohet dy deri në tri herë gjatë natës nga dhimbjet e ngërçeve në këmbë dhe gishtërinj. Ajo pi ujë tonik dhe ka provuar një spray. A ka diçka tjetër që mund ta ndihmojë?”
'Në debatimet publike flitet për buxhetin e shtetit, rritjen ekonomike dhe investimet kapitale. Megjithatë, një tregues tjetër rrallëherë llogaritet me saktësi: kostoja e vërtetë që qytetari i Kosovës paguan për të ruajtur shëndetin e tij. Kur sistemi publik çalon, "fatura" transferohet direkt në xhepat e familjeve, duke shndërruar sëmundjen jo vetëm në një sfidë shëndetësore, por në një katastrofë financiare.'
Shërbimi Kombëtar Shëndetësor (NHS) në Angli do të vërë në dispozicion për herë të parë ilaçin fampridine, një trajtim që ndihmon disa persona me sklerozë të shumëfishtë (MS) të përmirësojnë ecjen dhe të ruajnë më shumë pavarësinë në jetën e përditshme.
Kosova po përballet me një sindromë agresive të "Brain Drain" (ikjes së trurit), ku sistemi ynë arsimor po investon miliona euro për të edukuar mjekë, të cilët, sapo bëhen funksionalë, i shërbejnë sistemit shëndetësor gjerman.
Në një sistem ku shëndetësia është kthyer në një fushëbetejë interesash të ngushta, humbësi i vetëm është pacienti – e më tragjikja, fëmija. Pediatria, si pasqyra më e brishtë e shoqërisë, sot është shndërruar në monumentin e dështimit tonë kolektiv. Degradimi i dhomave të saj nuk është thjesht mungesë higjiene, por mungesë e plotë e dinjitetit njerëzor, rezultat i pashmangshëm i një elite politike që për vite me radhë institucionet shëndetësore i përdori si poligon për nepotizëm, tenderomani dhe rahatim militantësh, duke e braktisur përfundimisht qytetarin në mëshirën e fatit