Në historinë e mjekësisë shqiptare, pak emra mbartin peshën e Prof. Dr. Fejzi Hoxhës. Ai nuk ishte vetëm mjeku që ndoqi nga afër shëndetin e një prej figurave më të kontestuara të historisë shqiptare, por mbi të gjitha, ishte një patriot që e nisi rrugëtimin e tij duke luftuar për idealet e lirisë.
Në panteonin e mjekësisë shqiptare, pak emra evokojnë aq shumë respekt sa ai i Prof. Dr. Ylli Popës. Akademik, kardiolog, por mbi të gjitha një humanist që e ktheu mjekësinë në një art të vërtetë, Prof. Popa mbetet një pikë referimi për brezat e mjekëve në Shqipëri.
Banka Botërore rekomandon ndryshim të mënyrës se si financohen shërbimet shëndetësore në Shqipëri, duke propozuar që Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) të kalojë nga administrimi i buxheteve historike në një model ku pagesat lidhen me rezultatet, cilësinë dhe performancën e ofruesve të shërbimeve.
Kosova po përballet me një sindromë agresive të "Brain Drain" (ikjes së trurit), ku sistemi ynë arsimor po investon miliona euro për të edukuar mjekë, të cilët, sapo bëhen funksionalë, i shërbejnë sistemit shëndetësor gjerman.
'Në panteonin e mjekësisë shqiptare, emri i Prof. Dr. Isuf Kalos nuk qëndron vetëm për titujt akademikë, por për ndryshimin e paradigmës: kalimin nga mjekësia "recetiste" tek ajo që vendos pacientin në qendër të procesit terapeutik.'
Në sallat e ftohta të Institutit të Anatomisë në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, një heshtje e rëndë ka mbuluar jo vetëm tavolinat e punës, por edhe vetë thelbin e edukimit mjekësor. Ajo që dikur ishte zemra e formimit të çdo mjeku të ardhshëm, sot është shndërruar në një hapësirë boshe, ku mungesa më alarmante është ajo e trupave (kufomave) për demonstrim.
Në një sistem ku shëndetësia është kthyer në një fushëbetejë interesash të ngushta, humbësi i vetëm është pacienti – e më tragjikja, fëmija. Pediatria, si pasqyra më e brishtë e shoqërisë, sot është shndërruar në monumentin e dështimit tonë kolektiv. Degradimi i dhomave të saj nuk është thjesht mungesë higjiene, por mungesë e plotë e dinjitetit njerëzor, rezultat i pashmangshëm i një elite politike që për vite me radhë institucionet shëndetësore i përdori si poligon për nepotizëm, tenderomani dhe rahatim militantësh, duke e braktisur përfundimisht qytetarin në mëshirën e fatit
Pushimi në shtrat, dikur një pjesë kyçe e trajtimit të dhimbjes së shpinës, ka një rol të kufizuar në shërimin e dhimbjeve të shpinës. Në doza shumë të vogla, pushimi në shtrat mund t’ju japë një pushim kur qëndrimi në këmbë ose ulur shkakton dhimbje të forta.
'Në jetën e përditshme, shpesh dëgjojmë këshilla për të qenë pozitivë, për të ndihmuar të tjerët dhe për t’i ngritur ata përreth nesh. Por ekziston një e vërtetë që anashkalohet: askush nuk mund të ngrihet lart nëse vetë nuk ka vullnetin dhe dëshirën për t’u ngritur. Kjo nuk është vetëm përvojë personale, por një realitet i mbështetur edhe nga studimet mbi sjelljen dhe motivimin njerëzor.'
'Në çdo shoqëri funksionale, shëndetësia konsiderohet një nga shtyllat kryesore të zhvillimit dhe mirëqenies së qytetarëve. Megjithatë, realiteti në Kosovë tregon një histori tjetër: që nga periudha pas luftës, sektori i shëndetësisë nuk ka qenë asnjëherë prioritet real i qeverive të njëpasnjëshme.'
'Në shumë raste, pas emërimit në tituj akademikë, vërehet një fenomen shqetësues: një lloj “gjumi dimëror” profesional. Aktiviteti shkencor zbehet, angazhimi në kërkime bie, ndërsa promovimi i institucioneve në arenën ndërkombëtare mbetet minimal. A janë titujt akademik të blerë në Kosovë?!'
Një gumëzhimë gjatë natës dhe një pickim i mushkonjës në mëngjes mjaftojnë për t’ju prishur gjumin dhe ditën. Kruajtja, skuqja dhe ënjtja janë reagime të zakonshme, por ekspertët thonë se ka disa mënyra të thjeshta për t’i lehtësuar simptomat dhe për të shmangur dëmtimin e lëkurës nga kruarja.
Sëmundja e Parkinsonit është një nga çrregullimet neurodegjenerative më të përhapura në botë, por në Kosovë ajo shpesh mbetet e nën-diagnostikuar dhe e menaxhuar dobët, veçanërisht jashtë kryeqytetit. Për shumë pacientë që jetojnë në qytete më të vogla apo zona rurale, qasja në neurolog është luks, jo standard.
'Debati mbi drejtimin e spitaleve është rikthyer fuqishëm në qendër të vëmendjes, teksa sistemet shëndetësore përballen me sfida gjithnjë e më komplekse, nga presioni financiar te kërkesat për cilësi dhe transparencë. Në thelb të këtij diskutimi qëndron një pyetje e thjeshtë, por me pasoja të thella: a duhet të drejtohen spitalet nga profesionistë të menaxhimit apo nga vetë mjekët?'
'Çdo vit, mjekët e urgjencës në rajon regjistrojnë raste identike: burra 50-60 vjeç, të gjetur pa jetë ose në gjendje kritike në dhoma hoteli, pas marrjes së Viagrës (sildenafil) pa recetë dhe pa mbikëqyrje mjekësore. Nuk është një legjendë urbane — është një realitet klinik që përsëritet, dhe që shpesh mbulohet nga heshtja dhe turpi familjar.'
Del një budalla në rrjete sociale me një Fake News dhe e trazon rrjetin , po ashtu duke qenë ne një popull qe besojmë shumë në teori konspirative e bën edhe me shqetësuese këtë fenomen
'Mishi përmban një sasi të lartë proteinash, të cilat luajnë rol kyç si në procesin e humbjes së peshës ashtu edhe në ndërtimin e masës muskulore. Megjithatë, jo të gjitha llojet e mishit janë njësoj të shëndetshme: disa dallohen për përmbajtje të ulët yndyre dhe vlera të larta ushqyese.'